RENDESIA DHE MENYRAT SI TE PERDORESH VIDEOT NE INSTAGRAM.
Videot po kthehen në një nga format më pak të kushtueshme, por dhe me më shumë produktivitet si formë content-i në Instagram. Nëse akoma nuk i ke implementuar në strategjitë e Marketingut të biznesit tënd është koha t’i kushtosh më shumë rëndësi. Arsyeja pse videot jane me teper produktive eshte sepse instiktivisht audinces i lind kurioziteti per te pare finalizimin e mesazhit.
Ja kush janë mënyrat si të përdorësh video në platformën e Instagram:
1. Postimet me video – Postimet me video ndihmojnë për të informuar dhe edukuar audiencën ose për të treguar përdorim të produktit brenda 1 min. ose më pak.
2. Story-t me video – që zgjasin nga 15 sekonda. Mund të ndërtosh një video 15 sekondëshe ose një sekuencë më të gjatë. Story-t janë më interaktive se postimet prandaj mund të përdoren për t’u lidhur direkt me audiencën.
3. LIVE në Instagram – videot LIVE në Instagram zgjasin deri në 60 min. Gjatë një LIVE mund të shpjegosh kocepte më të gjera të biznesit ose mund ta pëdorësh për një Giveaway, seancë pyetje-përgjigjie etj.
4. IGTV – është koncepti më i ri në Instagram. Mund të postohen video 10 sekonda deri në 10 minuta që rrijnë gjithmonë në tab-in IGTV.
No Comments