Enter your keyword

SI TE GJENI PLATFORMAT E DUHURA PER TE MARKETUAR BIZNESIN TUAJ?

SI TE GJENI PLATFORMAT E DUHURA PER TE MARKETUAR BIZNESIN TUAJ?

SI TE GJENI PLATFORMAT E DUHURA PER TE MARKETUAR BIZNESIN TUAJ?

Marketimi  në media sociale është taktikë e shkëlqyer promovuese, por biznese të ndryshme bëjnë gabimin qe  përpiqen të jenë aktivë në gjitha platformat e mediave sociale. Në teori, të qenit në çdo platformë do të thotë që keni potencialin për të arritur më shumë klientë të mundshëm, por kjo çon në buxhete të përdorura dobët dhe kthim të ulët të investimeve. Në fund të fundit, jo të gjitha rrjetet sociale do të japin rezultatet e marketingut që dëshironi.

 

Ndiqni këto hapa për të gjetur platformat  më të mira të mediave sociale për biznesin tuaj:

  1. Identifikoni qëllimet tuaja sepse Media sociale mund të përdoret për të realizuar një mori objektivash të marketingut. 
  • Rritjen e shitjeve
  • Angazhimin me audiencen
  • Ndërtoni një bashkësi të ndjekësve besnikë të biznesit tuaj
  • Promovimine te oferta të produktit etj…
  1. Kuptoni industrinë tuaj.  Disa platforma të mediave sociale funksionojne më mirë për industri të caktuara sesa të tjerët. Për shembull, platformat profesionale si Twitter dhe LinkedIn janë perfekte për kompanitë B2B që kërkojnë të bëjnë lidhje dhe të shkëmbejnë informacione.                                                                                                                                           
  1. Njihni qëllimin e secilës platformës. Secili rrjet i mediave sociale ka një qëllim të synuar.
  • Platformat e bazuara në imazhe: Pinterest, Instagram, Tumblr
  • Platformat “Kitchen Sink”: Facebook, Twitter
  • Rrjetet Video: Vimeo, YouTube
  • Rrjetet profesionale, të përqëndruara në biznes: LinkedIn
  • Platformat e SEO: Google+ etj…

 

  1. Shkoni atje ku është audienca juaj!

Në fund të fundit, platforma më e mira e mediave sociale për biznesin tuaj është ajo që përdor audienca juaj. Pasi të përcaktoni se cilat kanale sociale përdor më së shumti audienca juaj, kombinoni këtë njohuri me hapat e mëparshëm për të zbuluar platformat e mediave sociale që do të funksionojnë më mirë për kompaninë tuaj

No Comments

Post a Comment

Your email address will not be published.

AlbanianEnglish
error: Content is protected !!
WhatsApp chat